Jeta në garazh pas tërmetit
Prej gati 1 viti familja Boci në Fushë-Mamurras të Kurbinit ka ngelur paçati mbi kokë. Banesa e tyre u dëmtua që nga tërmeti i shtatorit të vitit tëshkuar por lëkundjet prej 6.4 ball në nëntor e shkatërruan. Në këto kushte 6anetaret e kësaj familje janë vendosur në një garazh.
Kryefamiljari invalid thotë thotë se banesa nuk është vlersuar si duhetdhe se ankesat e tij në instancat vendore janë anashkaluar.
Zef Boci: ''Komisioni e ka nxjerrë të banueshme shtëpinë. Kam bërë kërkesë, kam takuar kryetaren vetë, dhe tha do vij ta shohë personalisht. Nuk erdhi.''
Familja Boci kërkon vlersim real të banesës, pasi me të ardhurat e vetae kanë të pamundur rindertimi.
Zef Boci: ''Unë kërkoj që të vijë një grup i shtetit ose gazetarë të shohin, nëse më takon gjë mirë, nëse jo të më thonë''.
Në situatë të ngjashme janë shumë familje në Bashkinë e Kurbinit e cila është ndër zonat më të prekura nga tërmeti.