Veliaj frikë nga mediat, aktivitetin e regjistruar e shet si drejtëpërdrejtë
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajtregoi dhe një herë se ka frikë nga mediat.
Këtë të dielë (13 shtator) ai inaguroishkollën "Jeronim de Rada" ku në Facebook ishte live rreth orës 13.
"SipasFacebookut të kryebashkiakut Erion Veliaj ai është duke inaguruar shkollënJeronim De Rada. Ora News i është drejtuar shkollës, por siç shihet nga pamjetnë video, dyert e shkollës janë të mbyllura".
Madje disa media ishin duke e transmetuarlive fjalën e tij. Duket se orientimi për të propaganduar me pamje sa më tëkuruara dhe të zbukuruara bën që kryebashkiaku të sfidojë dhe në këtë rast,duke mashtuar sërisht zgjedhësit e tij ashtu si dhe me shumë premtime të tjera.
Vetëm pak minuta pasi Veliaj ka ndërprerë fjalimin në Facebook, Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim ndaj kryeqytetasit.
Vokshi: Në këtë inagruim ishte vetëm Erion Veliaj medisa militantë të PS. Nuk kishte në inagurim as mësues, as prindër dhe asnxënës. Kjo për faktin se në këtë shkollë është përhapur në mënyrë masiveCovid-19. Mbrëmë në orët e vona të natës, në grupin e punës të ngritur ngaLulzim Basha, kanë ardhur disa denoncime e shqetësime në liodhje me këtëçështje. Në shkollën ”Jeronim de Rada”, ka 10 mësues e staf drejtues tëshkollës që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo do të thotë se 1/4 e stafitdrejtues është pozitiv."
Kjo nuk është hera e parë qëkryebashkiaku mashtron publikisht dhe i shet kronikat e tij të montuara nëstudion e institucionit që drejton.
Disa ditë më parë Ora News e gjeti Veliaj duke mashtruar teksa ishte live në Facebook tek banka e gjakut.