Durrësi me 24 shkolla më pak

Hapja e shkollave nën rregullat e pandemisë përbashkinë Durrës mbetet një sfidë.

Të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, shumëndërtesa nuk janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

Nga 59 godina arsimore parauniversitare që ka nëtotal bashkia Durrës vetëm 35 prej tyre janë në gjendje të hapin dyert përnxënësit.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, thotë segodinat në ndërtim e sipër mund të jenë gati në fund të vitit.

"Nga24 shkolla që kemi, 12  janë në procesrindërtimi dhe këto 12 objekte, të cilat gjenden  6 në qytet dhe 6 në njësi të ndryshmeadministrative do të përfundojnë brenda muajit dhjetor. Në mënyrë që të bëhenfunksionale dhe nxënësit të kenë një proces më normal mësimor", shprehetkryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Në kushtet kur numri i shkollave në Durrës gatiështë përgjysmuar, distancimi social nën kushtet e pandemisë mbetet mjaft iveshtirë.

Si zgjidhjeautoritetet kanë parë mësimin deri me katër turne.

Emiriana Sako:"Aktualisht, mësimi do të zhvillohetnga shkolla me një turn deri në katër. Shkollat me katër turne do të jenëminimale si objekte. Më tej, në dhjetor do t'i rishpërndajme. Bëhet fjalë përnjë periudhë tre mujore, gjithashtu kemi parashikuar që të merren të gjithamasat. Është bërë totalisht dezinfektimi i objekteve. Ka përfunduar siproces"

Durrësi ishte njënga qytetet më të dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit të vitit të shkuar, ndajedhe shumë ndërtesa mbeten ende pa u rikonstruaktuar.