Dy koalicione opozitare? PD dhe aleatët kërkojnë strategji që të maksimalizojnë votën

Këshilli Politikpritet të riaktivizohet të hënën në orën 18:00, e bashkë me të edhe tensionipolitik. Ky oragan jashtëparlamentar duhet të diskutojë reflektimin në  kodin zgjedhor të dy ndryshimeve kushtetuese,hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Partia Demokratikeende nuk i është përgjigjur emailit të dërguar nga socialisti Damian Gjiknuri qënjofton mbledhjen. Burimet për  Rtv Orathanë, se opozita e bashkuar do të jetë pjesë e këshillit me një kërkesë tëprerë që e ka quajtur edhe  “vijë tëkuqe” mosprekjen e koalicioneve e si rrjdhojë edhe të marrëveshjes së 5qershorit.

Sa i përket listavetë hapura, konsensusi është gati. Socialistët duket se janë të vendosur, qëedhe në qoftë se pranojnë që forcat politike të mund të dalin në koalicion,lista e kandidatëve të jetë e përbashkët e e jo nga një listë për cdo subjektsiç është sot.

Por kjo për PartinëDemokratike dhe aleatët e saj është e papranushme pasi jo vetëm ndryshonrregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, por edhe prek  formulën e shpërndarjes së mandateve.

Krahas debatit politiknë këshill dhe të ngulmimit që kjo mos të ndodhë, duket se opozita jashtëparlementarepo përgatitet për çdo skenar. Mes shumë formulave apo mekanizmave, opozita podiskuton mundësinë e paraqitjes para qytetarëve me dy kolicione si tentativë përtë maksimalizuar votën.

Partia Demokratike  do të jetë të jetë bashkë me PartinëRepublikane, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe Lëvizjen për ZhvillimKombëtar, me një listë të përbashkët kandidatësh.

Ndërsa LëvizjaSocialiste për Integrim, do të jetë bashkë me Partinë Bashkimi për të Drejtat eNjeriut, Partinë Agrare Ambientaliste dhe Partinë Demokristiane. Kjo ndarje sistrategji, ka maksimalizmin e votës, ndërsa progami që do dalin para qytetarëvedo të jetë i njëjtë dhe  me garancinë qëtë gjitha këto forca do të ribashkohen në tentativë  për të berë mazhorancën qeverisëse. Deri nëkëtë vendim,  duhet të pritet debati nëkëshillin poltik  dhe çasja që do të kenësocialisitët për koalicionet.