Zjarri në Priskë, 60 efektivë të Forcave Tokësore e Komandës Mbështetëse në terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2020, 14:03
Vatra e zjarrit e cila është aktive në Priskë që prej ditës së djeshme (12 shtator), ka vënë në lëvizje Ministrinë e Mbrojtjes.
60 efektivë të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse i janë bashkuarmëngjesin e sotëm efektivëve të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Priskë.
Zjarri është i shpërndarë në vatra të vogla në një terren me shkurre joshumë të larta.
Fatmirësisht, nuk paraqitet rrezik për banesa apo popullatë.
Situatën po e ndjek dhe presidenti Ilir Meta i cili i bëri thirrje autoriteteve që të angazhohen me të gjitha mjetet e tyre për të shuar zjarrin.
Ai tha se për këtë krim mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore.



