Ligji anti-shpifje, Meta thirrje Ramës: Tërhiqu nga modeli i neveritshëm 'Lukashenko'
Model si i Lukashenkos në Bjellorusi e ka cilësuar presidenti Ilir Meta nismën e mazhorancës për miratimin e ligjit antishpifje. Duke shprehur solidaritetin me gazetarët, kreu i shtetit fton dhe një herë për krijimin e një medie transparente ku çdo shqiptar do të jetë aksionet.
Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar nismën për rikthimin eligjit antishpifje një model të presidentit Bjellorus Lukashenko dhe nismë përtë censuruar median. në reagimin në facebook, kreu i shtetit ka sjellë nëvëmendje dhe raportin e Komisionit të Venecias i cili e konsideroi draftin eparë të papranueshëm.
''I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga modeli i neveritshëm lukashenko për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias. Si Presidenti i Republikës kam folur qartë kundër këtyre iniciativave edhe me Dekretin Nr.11413, datë 11 janar 2020, që nuk duhet të vazhdojë të mbahet i fshehur në sirtarët e Kuvendit, por duhet pranuar menjëherë.''
Duke sjellë në vëmendje negociatat e integrimit, kreu i shtetit theksonse liria dhe pavarësia e medias është një nga kushtet kryesore të BE dhe pagarantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci. ndaj në kushtet kur raportetndërkombëtare flasin për përkeqësim të lirisë së medias, Meta bën thirrje përreflekim
''Garantoj se do të jem përherë në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e MODELIT TË NEVERITSHËM LUKASHENKO në Shqipëri.Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media.''
Më herët përfaqësues të shoqatave të gazetarëve kanë akuzuar se ështëkërkuar miratimi me shpejtësi i ligjit të antishpifjes, i cili sipas tyre synontë frenojë punën e mediave kritike ndaj qeverisë.