Korçë: Në furgon me 25 emigrantë të paligjshëm, dy në pranga dhe një në kërkim
Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërikim,në kuadër të operacionit policor të koduar ''Perimetri'', për kalimin e paligjshëmtë kufirit për të huajt.
Shtetasi A. K., është kapur nga punonjësit e Komisariatit të PolicisëDevoll, në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duketransportuar me mjetin furgon tip "Benz" 25 emigrantë të paligjshëm.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasite tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit A.K.
''Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, u bë ndalimi me urdhër të Prokurorisë i shtetasit L. B., 26 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. K., është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Devoll, në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip "Benz" 25 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit A. K'', informon policia.
Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin eTrafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim mePolicinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Devoll dhe Komisariatin e Policisënr. 3, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit GjyqësorKorçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryernë bashkëpunim".