Pallatet në Fier pa administrator, banorët të shqetësuar për mirëmbajtjen
Mungesa e administratorit në disa pallate në qytetine Fierit ka bërë që qytetarët të sorollaten për të zgjidhur problematikat etyre.
Myzejene Dulaj është një banore që jeton në katin e parëtë një pallati në lagjen "Apollonia". Ajo shprehet se dëmtimi isipërfaqes së jashme të pallatit për shkak të lagështirës dhe punimeve jocilësore ka rrezikuar jetën e familjarët e saj .
"Karënë për herë të katër-t suvaja, dhe ka bërë një dëm shumë të madh që rrezikon nërradhë të parë jetën e fëmijës tim, dhe mua bashkë me të. Kur ra suvaja nemenduam se na qëlloi dikush, ishte një rrezik shumë i madh. Rënia tjetër kandodhur në nëntë të darkës. Ngaajo kemi dalë të tmerruar. Tjetra ndodhi kur unë isha në punë, ishte aq e rëndësaqë më thanë se duhet vish sepse diçka e keqe ka ndodhur në shtëpi", shprehet Myzejene Dulaj
Për probleminbanorja i është drejtuar rajonit ku bën pjesë edhe kjo lagje, pasi në pallatprej vitesh mungon administratori.
Myzejene Dulaj:"Kam shkuar dhe kam bërë ankesën dhe mëkanë thënë që duhet që të gjesh individin"
Nje tjetër banor në një tjetër pallat shumëkatëshpohon të njëjtin shqetësim. Ai thotë se mungesa e një personi përgjegjës kadetyruar vet banorët të gjejnë zgjidhje për problematike të ndryshme që kanë tëbëjnë me mirëmbajten e pallatit.
"Egjejmë zgjidhjen vetë, paguajmë lekët vetë, marrim bojaxhi, pastrueset vetë. Cabanorë duan, ca nuk duan", shprehet banori.
Banorët thonë se vendosja e administratorit ështëtepër e rëndësishme, ndërsa nga ana e bashkisë së Fierit thuhet se janë vetbanorët ata të cilët duhet të bëhen të gjithë bashkë për caktimin e një personipërgjegjës që duhet të kujdeset për mirëmbajtjen dhe zgjidhjen e problemeve tëbanorëve që jetojnë aty.