Veliaj kapet "mat", zbulohet mashtrimi me momentin e dhurimit të plazmës

Veliaj kapet "mat", zbulohet mashtrimi me momentin e  dhurimit të

Këtë të enjte (10 shtator) kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një video LIVE në Facebook, u shfaq në ambientet e QSUT, tek banka e gjakut së bashku me ministren e shëndetësisë dhe me doktoreshë Najada Çomon.

Arsyeja e vizitës ishte se kryetari i Bashkisë vendosi të bënte një xhest human duke dhuruar plazmën e gjakut si një person që ka kaluar COVID-19.

Veliaj: Dhe për 6 mijë të tjerët që e kanë kaluar sio puna ime, nuk është bukur që të jemi vetëm 50 burime. Këta 6 mijë që e kaluan dhe që u kanë prodhuar antitrupa dhuroni, dhuroni pasi nuk është vetëm një mjet shtesë, është një armë në këtë luftë.

Kjo video nisi të transmetohej live në Facebookun e Veliajt, në orën 14:00. Kohëzgjatja ishte 21 minuta e 20 sekonda. Ndërkohë që video ishte drejt fundit, në ambientet e QSUT, tek banka e gjakut, u paraqit grupi i xhirimit i Ora News.

Gazetarët kërkuan të takojnë kryetarin e bashkisë. Përgjigja e marrë nga stafi mjekësor dhe persononeli i sigurisë ishte e papritur

"Ai ka dy orë që ka ikur. Ka nga ora 10 deri në 12 e ca këtu."

Në kushtet që je ende duke transmetuar një video live, por në fakt nuk je në atë vend, nuk lë vend për diskutim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës kapet duke mashtruar publikisht.

Erion Veliaj vendosi të dhurojë plazmën e tij, si një person që ka kaluar COVID-19. Por edhe vetë sëmundja që pretendohet se kaloi, ka pikëpyetjet e veta brenda.

Erion Veliaj nuk mohoi kurrë publikisht raportimet së në fakt nuk ka qënë i infektuar me COVID-19 por kishte dëmtuar ligamentin.

Pas periudhës që qëndroi i karantinuar në banesë, Erion Veliaj u shfaq në publik i nxirë, njësoj si një njeri që ka shijuar intensivisht ditët e pushimit në bregdet.

Erion Veliaj nuk tregoi kurrë publikisht as një analizë që ta faktonte sëmundjen e tij, as është parë në ambientet e spitalit dhe as mjekë nuk janë parë në ambientet pranë banesës ku ai jeton.

I vetmi raportim që i përket atyre ditëve, janë burime të pakonfirmuara zyrtarisht që treguan se kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte parë duke çaluar për shkak të një dëmtimi ligamenti.

Nëse ka kaluar apo jo koronavirusin ne nuk mund ta themi me siguri. Por ajo që jemi të sigurt dhe e themi pa asnjë dyshim, është fakti se në orën 14:00 ditën e enjte (10 shtator), Erion Veliaj nuk ishte live në QSUT.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, mashtron publikisht bashk qytetarët e tij.

Vendi Lajme Erion Veliaj mashtrim qsut Aktualitet dhurimi i plazmes live ne facebook

EMISIONET