Të hënën nis shkolla, apeli i Manastirliut: Nuk do jetë e lehtë, duhet të mësohemi me maskën

Sistemi shëndetësor kakaluar në gatishmëri për ti bërë ballë një përkeqësimi  të mundshëm të pandemisë pas rifillimit tëshkollës më 14 shtator. Ministrja e Shëndetësisë në një mesazh me këtë rastbëri thirrje për zbatimin e masave anti-covid, por edhe për një bashkëpunim mëtë madh mes prindërve dhe mjekëve për ta bërë shkollën institucion të sigurtpër shëndetin e fëmijëve.

Strukturat shëndetësore janë vendosur në gjendje gatishmëriepër tu përballur me një përkeqësim të mundshëm të situatës së pandemisë përshkak të rifillimit të shkollës.

Manastirliu: Periudha qëpo afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemitshëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e vjeshtë-dimrit, kërkongjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për roline rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen eCovid-19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t’jupërgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdorast të dyshuar. 

Në një mesazh para rikthimit të nxënësve në klasa, Ministrjae Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve përzbatimin e masave anti-covid.

Manastirliu:Duhet të mësohemime maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, icili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithëpër shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe tëgjithë komunitetit.

Manastirliu evidentoi faktin se tani më shumë se asnjëherënevojitet bashkëpunimi i prindërve me mësuesit dhe personelin shëndetësor.

Manastirliu: Bëhunibashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka qëshihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës parase të niset për në shkollë.

https://youtu.be/-CYbcJygubM

Basha i kërkon qeverisë të testojë mësuesit për Covid

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpreh shqetësimin për masat gjysmake të marra sipas tij nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor.

Basha nënvizon se ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë.

Për këtë, ai i kërkon edhe njëherë qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor.

Basha: Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës.

Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne.

Ndaj, veç kujdesit për shëndetin,  Basha thekson se qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor.