Koalicionet dhe listat, Këshilli Politik rikthehet të hënën në orën 18:00
Të hënën rikthehettryeza e Këshillit Politik për të përcaktuar rregullat e lojës se si partitëpolitike do të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Damian Gjiknuri,Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari do të ulen sërish bashkë nëorën 18:00 të ditës së hënë.
Implementimi indryshimeve kushtetuese në Kod pritet të shkaktojë debate të forta politike nëkëtë këshill pasi PS dhe PD ndajnë mendime të ndryshme për koalicionetparazgjedhore dhe hapjen e listave.
Mazhoranca mendon qëme 2/3 e listës së hapura garantohet barazia gjinore, gjithashtu sipas tyre mendryshimet kushtetuese është e pamundur të shkohet në koalicione parazgjedhoresiç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara.
Sipas të majtëvekoalicionet mund të ekzistojnë, por t’i shkojnë vetuesve të gjithë bashkë në njëlistë, si një subjekt zgjedhor.
Këto dy propozime tësocialistëve nuk kanë gjetur dakordësinë e demokratëve, duke akuzuar Edi Ramënse ka përdorur dhe po vijon ta përdorë forcën e votës në Parlament për tëdëmtuar opozitën e bashkuar.
Pikërisht përimplementimin e listave të hapura dhe koalicionet të hënën paradite, Komisionii Ligjeve do të ngrejë një grup pune me deputetë dhe ekspertë, të cilat do tëreflektojnë ndryshimet kushtetuese në Kod.
Në mungesë të komisionittë reformës zgjedhore, ky grup pune do të ngarkohet për të hartuar draftin sesa do të hapen listat sipas mazhorancës dhe pakicës në parlament dhe shkuarjanë zgjedhje me koalicione në një listë, si një subjekt zgjedhor.
Gjithashtu pjesë ediskutimit në parlament do të jetë edhe shpërndarja e mandateve apo kërkesë emazhorancës për 4 rajonet.
Dokumenti që do tëdalë nga ky grup punë do të diskutohet në Këshillin Politik për të marrë edhedakordësinë e PD dhe LSI-së.
Por mazhoranca nukharron as Presidentin. Pas përplasjeve të shpeshta mes Ilir Metës dhe EdiRamës, socialistët nxitojnë për të shkruar nga fillimi ligjin e ri përPresidentit.
Për këtë të hënën,Komisioni i Ligjeve do të ngrejë edhe një tjetër grup pune për draftimin eligjit për Kreun e Shtetit.
Kompetencatkushtetuese të Presidentit do të rishikohen në ligjin e ri bazuar në raportin ebërë nga komisioni hetimor për veprimet e Ilir Metës të lidhura me zhvillimin ezgjedhjeve si dhe për proceduren e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.