Tiranë: Kafja mes miqsh kthehet në sherr, plagoset 30-vjeçari, në kërkim vëllai i supergrabitësit
Një 30 vjeçar u qëllua me armë mbrëmjen e sotme (11 shtator), në kryeqytet.
30-vjeçari Rexhep Xhekja mbeti i plagosur në këmbë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa uniformat blu identifikuan si autor të dyshuar të plagosjes Kevin Cungu.
Ngjarja ndodhi në rrugën ‘5 Maji’.
”Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.
Shoket- Të dy personat kanë qenë brenda ambienteve të një lokali duke pirë kafe, dhe më pas kanë dalë jashtë duke u konfliktuar e më pas ndodhi plagosja.
''Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fund të rrugës '5 Maji', ku dy persona janë përfshirë në një konflikt, që ka degraduar në përdorimin e armëve. Të dy kanë qenë duke konsumuar një kafe me njëri-tjetrin në momentin që janë larguar nga ambientet e lokalit për t'u sqaruar'', raportoi gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj.
Kush eshte autori? - Ai është vëllai i Markeljan Cungut, i njohur si supergrabitësi.
Policia rrethoi zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.