Pogradec: Zbulohet skandali i abuzimit seksual me një vajzë vetëm 13 vjeçe

Një histori tronditëseabuzimi seksual është zbuluar në Vërdovë të Pogracec, ku pre është një ngë 13vjeçare. Ajo ishte larguar me dëshirë për tu vendosur në banesën e autorit që ukthye në ferr për të.

Blerim Bizgjoni, 46 vjecari është arrestuar si i dyshuari për historinë me shokuese të abuzimit seksual me të fëmijë të zbuluar vitet e fundit në Shqipëri.

“Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare” informon policia e Korces.

Deshmia shokuese - Ai u vu në pranga nga Policia pas dëshmisë së vetë 13 vjeçares që ishte viktimë e abuzimit për më shumë se një muaj nga njeriu që e mori nga shtëpia e prindërve me probleme të shëndetit mendor e varfëri ekstreme për ta mbrojtur.

Sipas dëshmisë së babait të vajzës dhe fqinjve të autorit vajza kishte rreth një vit që hynte e dilnte në shtëpinë e 46 vjecarit, ku vajzën e rritur pretendohet se e kishte shoqe.

Gjatë kësaj kohe ështëngacmuar, por abuzimi me të ka nisur në muajin korrik.

“Më mbajti gjithë natën të lidhur dhe mëkërcënoi se do të më hidhte nga ballknoni. Më ka rrahur dhe përdhunuar nëvazhdimësi, ndërsa më kërcënonte se do të më vriste babain në rast se tregoja”

Kjo është vetëm një pjesë e dëshmisë 13 vjeçares me fakte e detaje tronditesë që Ora News vendos të mos u publikojë të plota për shkak të ndjeshmërisë së lartë.

Policia ne Verdove ku u zbulua skandali seksual me te mitur




Presioni- Prej datës 1 korrik vajza është mbajtur në banesë me presion e kërcënime  deri të premten kur ka arritur të dalë dhe të komunikojë nga shtëpia e saj me policinë që vuri në pranga 46 vjecarin.

Aty ndërkohë jetoninedhe gruaja e autorit e cila mësohet se për shkak të një aksidenti nuk arrin tëflasë dhe dy vajzat e tij, por ende është e paqartë nëse ato ishin në dijeni tëasaj çfarë po ndodhte në shtëpi.

Tronditës është faktise 13 vjecarja ka thënë se ditën kur vajti në shtëpinë e Blerim Bizgjonit ailargoi që aty një tjetër vajzë, cka ka ngritur të tjera dyshime për prokurorinëndaj ka thelluar hetimet.

Shokohet fshati - Banorët në Vërdovë thonë se vajzën e kishin parë në shtëpinë e 46 vjecarit prej gati një viti, por dyshimet e tyre ajo i kishte zbehur me fjalinë se aty mësonte me vajzat e tij.

Ne foto: Fshati ku u zbulua skandali i abuzimit seksual

Ndërsa autorin e cilësojnë si monster. Në Prokurori dosja u regjistrua për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur"

Një tjetër histori ngacmimi seksual u denoncua edhe në Lushnje, ku një 51 vjeçar u vu në pranga se kreu veprime të turpshme me një 12 vjeçare.

https://youtu.be/BPEE_Tvuep8