Zbulohet shkaku i plagosjes tek rruga "5 Maji" vijojnë kërkimet për autorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2020, 09:23
30 vjeçari i plagosur Rexhep Xhekja dhe autori i shpallur në kërkim Kevin Cungu kanë qenë shokë. Mbrëmjen e djeshme ata janë ulur në një lokal në rrugën “5 Maji” ndërsa sherri ka nisur vetëm disa metra larg.
Shkak dyshohet se është prishja e pazareve të drogës bëjnë të ditur burime nga policia e Tiranës, informon gazetari i Ora Neës, Besar Bajraktaraj.
30 vjeçari ndodhet në spital dhe ka marrë mjekim për plagën që I është shkaktuar në këmbë ndërkohë policia po punon për arrestimin e autorit I cili është larguar menjëherë nga vendi I krimit.
Cungu është vëllai i Markeljan Cungut, i njohur si supergrabitësi.
Lexo dhe me shume: Plagosja qe ndodhi me 11 shtator