Detaje shokuese nga Pogradeci : 13 vjeçarja u përdhunua dhe u rrah mizorisht për gati 2 muaj

Detaje të reja nga abuzimi seksual i 13-vjeçares nga një 46-vjeçar në fshatin Vërdovë të njësisë Buçimas, Pogradec.

Vajza me të arrestuarin e akuzuar për marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me të miturën Blerim Bizgjoni ishin komshinj.

Bizgjoni, çoban është me origjinë nga Rrodokal i Mokrës dhe njihej në fshat si njeri problematik

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se vajza vinte nga një familje shumë e varfër dhe i ati ishte me aftësi të kufizuara mendore ndërsa e ëma pa punë.

Nga burimet mësohet se abuzimi seksual ka nisur më 30 korrik kur ka marrë vajzën me pretendimin se do të kujdesej dhe do e mbronte.

“Mësohet se abuzimi seksual ka nisur ditën e Bajramit dhe më pas e ka mbajtur me forcë për më shumë se dy muaj.

Vetëm 2 ditë më parë vajza ka mundur të takojë oficerin e zonës duke bërë denoncimin. Nga ekspertë ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht dhe rrahur mizorisht nga autori.

Policia njoftoi sot arrestimin e Blerim Bizgjonit.