Butrintit me PPP? Merxhani: Është zemra e trashëgimisë kulturore, nuk u jepet të huajve

Qendra arkeologjike e Butrintit do tëjepet me PPP dhe do të menaxhohet në 10 vitet e ardhshme nga Fondacionishqiptaro-amerikan për zhvillim.

Studiuesit, arkeologët dhe ekspertët etrashëgimisë kulturore kanë ngritur alarmin për këtë menaxhim të ri me koncesionmes këtij fondacioni joshtetëror.

Në një intervistë për RTV Ora,specialisti i trashëgimisë kulturore, Kreshnik Merxhani thotë se Butrinti ështëzemra e trashëgimisë dhe nuk mund t'i jepet të huajve.

Ai thotë se kjo do t'i hapte rrugën edhedhënies së parqeve të tjera arkeologjike.

Merxhani:Sistemi i trashëgimisë kulturore nukmundet kurrësesi të pranojë që të hiqet një nga asetet e veta më të rëndësishme,Butrinti. Butrinti është zemra e sistemit, nuk është një veshkë që mund ta japësh.Në momentin që e heq, jo vetëm që ke hapur lojën për të lëshuar dhe parqe tëtjera si amfiteatrin e Durrësit, parkun e Apollonisë dhe të Bylisit. Nuk keasnjë mundësi që të bësh oponencën mbi fondacionin që do të administrojë.

Parku arkeologjik i Butrintit arkëton 1.5mln euro nga shitja e të biletave në vit. Merxhani thotë se pikëpyetja më emadhe në këtë moment është se ku dorëzohen këto të ardhura.

Sipas tij, një shumë e tillë është emadhe për tu riinvestuar e gjitha në Butrint dhe se ato duhet që të adresohendhe në monumentet e tjera të kulturës.

Merxhani: Nëse ka vend për të diskutuar në lidhje me parkun e Butrintit është mënyra se si shpenzohen dhe ku dorëzohen këto të ardhura. Nuk riinvestohen në park. Por dhe parku nuk është e se ka nevojë për të gjithë shumën për tu investuar. Arkeologjia funksionon më ngadalë se proceset e tjera rindërtimi. Ka një shtrirje ndryshe. Nuk mundet të nisesh nga parime që funksionojnë në fusha të tjera. Kjo e bën unik Butrintin pasi ndihmon me të ardhurat e veta monumente të tjera dhe të cilat sot me këtë filozofi biznesi. Nëse ne deri tani po diskutonim se si të ndihmonim subjektet e tjera përmes Butrintit, plani i menaxhimit parashikon një zonë më të madhe duke filluar nga muri i Demës por në të vërtetë merr përsipër të ndërhyjë dhe brenda zonës A ku janë biletat. Pjesa tjetër është me propozime jashtë menaxhimit.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti online Endi Mullaj