Arrestohet në Rinas i dënuari për vrasje, hyri me indetitet të rremë
Në prangat e policisë ka rënë 54-vjeçari icili prej kohësh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ka qenë i dënuar me16 vite burg për vrasje.
Ai u ndalua në hyrje, për verifikim më të detajuar i cili ishte kthyer deportiv nga Anglia. Në momentin e parë në Policinë Kufitare të Rinasit shtetasi Adrian Hoxha ka dhënë gjeneralitete të tjera duke bërë që punonjësit e Policisë të dyshonin për vërtetësinë e tyre. Më pas falë verifikimeve të thelluara, shkëmbimit të informacionit në kohë mes Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë Kriminale, autoriteteve policore angleze dhe DVP Fier, identifikohet dhe vihet në pranga.
Pas verifikimeve të thelluara nga PoliciaKufitare e Rinasit në sistemin TIMS dhe dyshimeve të lindura gjatë pohimit tëtij në kohën e intervistimit, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mesDepartamentit të Policisë Kriminale, autoriteteve policore angleze dhe DVPFier, u bë i mundur identifikimi i gjeneraliteteve të vërteta dhe rezultoi seai ishte shtetasi i shpallur në kërkim Adrian Hoxha (Haziz Hysa), 54 vjeç,banues në Siqecë, Patos, i cili udhëtonte si pasagjer i deportuar nga Angliapër në Shqipëri.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkimndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës17.04.1998, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burgim, për veprën penale"Vrasja".
Në datën 30.01.1995, në fshatin Siqecë, Patosai ka vrarë me armë gjahu për motive të dobëta, shtetasin M. Z.
54-vjeçari iu dorëzua Patrullës sëPërgjithshme të Policisë në DVP Fier, për shoqërim dhe veprime të mëtejshme dhenë përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda nëDrejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë bërë ekzekutimin e vendimit tëGjykatës.