Nuk ke vendosur maskë? Atëherë do të duhet të karantinohesh tre ditë dhe të lexosh libra
Çfarë ndodh në Turqi nëse kapeni nga policiasepse nuk keni vendosur maskë në hapësira publike ose në vendin e punës?
Në provincën e Sakarya, në veri-lindje tëvendit, ekziston një sanksion i vetëm i llojit të tij. Personi që do të kapetpa maskë do i duhet të paguajë 100 euro, karantinë e detyruar tre ditore dheduhet të lexojë dhjetë libra.
Masa e veçantë është bërëe ditur nga Guvernatori Cetin Oktay Yildrim përmesprofilit të tij në Twitter.
Për ata që thyejn karantinën, qeveria eAnkarasë ka urdhëruar shtrimin e tyre të detyruar në spital për një periudhëprej pesëmbëdhjetë ditësh.
"Deri më tani ne kemi sanksionuar tashmë 65 persona dhe ne synojmë të vazhdojmë me masa të rrepta."- tha guvernatori.
Në të gjithë Turqinë kontrollet janë shtuar përshkak të rritjes të numrit të të infektuarëve nga koronavirusi.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha seTurqia është në "kulmin e dytë të valës së parë".
Sa i përket kthimit në shkollë, PresidentiRexhep Tajip Erdogan deklaroi se ajo do të kryhet gradualisht, duke filluar ngakopshti dhe shkolla fillore, ndërsa zbatimi i masave do të përshtatet përsecilin qytet ose provincë, në varësi të evolucionit të epidemisë.