Izraeli merr masën ekstreme, i gjithë vendi në karantinë për dy javë
Fundjava e ardhshme duhej të ishte festa e Vitit të Ri hebre për izraelitët, por duke nisur nga nesër, Izraeli bëhet vendi i parë në botë që karantinon totalisht vendin për dy javë si një masë ekstreme kundër pandemisë Covid-19.
Rastet e reja të infektimeve në shtetin e Lindjes së Mesme kantejkaluar shifrën 4000 për dy ditë me radhë ndërsa numri i viktimave ka qenëmbi 500.
Shkollat dhe të gjitha biznesetduhet të mbyllen (përveç supermarketeve dhe farmacive), restorantet mund tëqëndrojnë të hapura me orar të reduktuar, lëvizjet kufizohen në 500 metralarg nga shtëpia.
Pas kësaj faze të parë, janëplanifikuar edhe dy të tjera, me kufizime në varësi të trendit të infeksioneve.
Data e zgjedhur (e premtja eardhshme) për fillimin e bllokadës është kritikuar nga opozita, e cila ekonsideron të dështuar menaxhimin që Kryeministri Netanyahu i ka bërëemergjencës shëndetësore.
Nga nisja e pandemisë ederi më tani, Izraeli numëron 148,564 të prekurme Covid-19 dhe 1090 viktima.