Në 6 muaj pandemi, Covid-19 shkakton rreth një milion viktima dhe 27 milion të infektuar

Sot bëhen gjashtë muaj që kur koronavirusi uetikua si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, shefi i OBSH-së Dr Tedros AdhanomGhebreyesus u shpreh se ishte i shqetësuar nga niveli alarmant i mosveprimitnga qeveritë e shteteve.

Ai u bëri thirrje atyre të ndryshohin rrjedhëne shpërthimit duke ndërmarrë masa urgjente dhe agresive ndaj këtij armiku tëpadukshëm.

"Disa vende kanë treguar se ky virus mund të shtypet dhe të kontrollohet"- tha ai.

Vetëm disa orë më vonë nga thirrja e tij,Italia njoftoi bllokimin e të gjithë vendit. Italia  dhe Irani ishin epiqendra e shpërthimit në atëkohë, ndërsa Kian dhe Koreja e Jugut kishin kaluar tashmë rrezikun e tyre.

Pikërisht, gjashtë muaj më vonë, rastet e tëinfektuarëve po rriten në shumë vende. Disa vende që arritën të kontrollojnënumrin e rasteve tani po përballen me një rritje përsëri.

Më shumë se 27 milion raste janë konfirmuarglobalisht dhe numri i personave që kanë humbur jetën është afër një milion.SH.B.A deri tani ka numrin më të lartë të vdekjeve me më shumë se 191.000persona, ndiqet nga Brzili, India dhe Meksika.