"Mund të shërohen shumë veta…", çfarë thotë mjeku i infektuar me Covid-19

Punonjësit mjekësorë po bartin barrën kryesore të pandemisë sëkoronavirusit. Një mjek nga qytetit i Uashingtonit, edhe pse i shqetësuar, gjenshpresë në mes të krizës.

“Interesimi im për mjekësinë filloi rrethmoshës shtatë vjeçare. Në atë kohë isha i sëmurë me tifo. U shtrova në spitalpër tetëmbëdhjetë ditë. Pas kësaj ndjeva një tërheqje nga mjekësia. Më ishtengulitur në kokë ideja për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për njerëzit epambrojtur”, thotë Dr. Amey Kulkarni, kardiolog me "KaiserPermanente". “Unënuk mendoj se dikush ka menduar që gjatë jetës sonë, ne do të shohim diçka sikoronavirusi.”

“Jeta nërepartet e trajtimit të pacientëve të infektuar me Covid-19 është e dobishmedhe e tensionuar. Ka njëfarë kuptimi se çfarë është kjo sëmundje dhe çfarë mundtë bëjë. Kështu që ne i kushtojmë vëmendje përdorimit të pajisjeve personalembrojtëse, hyrjes së infermierëve, mjekëve dhe personelit që testojnëpacientët, në dhomat pacientëve me Covid-19”, thotë ai.

“Njerëzit qëjanë të sëmurë dhe nuk ndjehen mirë kanë mundësi të përmirësohen. Njerëzitshërohen. Unë mendoj se është e rëndësishme të t’ua kujtojmë vetes sekoronavirusi është një sëmundje nga e cila mund të shërohen shumë njerëz. Dheunë mendoj se mundësia për të qenë pjesë e shërimit të njerëzve është vërtet e rëndësishmedhe e dobishme.”

“Jeta e tëgjithëve ka ndryshuar si rezultat i koronavirusit. Edhe jeta jonë, si mjek kandryshuar në këtë aspekt. Pra, kalimi nga puna në zyrë në bërjen e punës ngashtëpia ishte një proces i shpejt edhe për ne.”

“Tani shqetësohemqë pacientët e mi me probleme të zemrës kanë frikë të kërkojnë ndihmë ngashqetësimi se mund të infektohen me COVID-19 në spital. Unë gjithashtu shqetësohem për pacientëtme koronavirus se ata do të kenë ndonjë komplikim të rëndë. Pra, ky është njëshqetësim i dyfishtë, që unë mendoj se është një ndjenjë e re për të gjithëne.”

“Shumë prejnesh shqetësohen se mund të përhapim virusin tek familjet tona. Unë mendoj sene të gjithë e kemi në mendje këtë. Të gjithë kemi frikën se bashkëshortes dhefëmijëve tanë mund t’u ndodh një gjë e rëndë. Kam shumë frikë se mund tëinfektoj prindërit. Ata janë në kategorinë e njerëzve me rrezik më të lartë.”

“Dhe ne jemitë ndërgjegjshëm për rreziqet që bartim si punonjës të kujdesit shëndetësor.”

“Ka patur një revolucion të madh mbi njohuritë mjekësore në dy muajt e fundit për shkak të pandemisë. Unë mendoj se një numër i madh i punonjësve mjekësorë kanë mësuar se si të interpretojnë shpejt të dhënat dhe të bëjnë dallimin mes të dhënave të mira dhe atyre të këqija, si kurrë më parë. Kjo na ka ndihmuar të lëvizim më shpejt nga pikëpamja shkencore në betejën me koronavirusin. Unë mendoj se jemi më të përgatitur tani se sa dy muaj më parë. Do të jemi edhe më të përgatitur pas një muaji sepse mendoj se mënyra se si ne po interpretojmë dhe kuptojmë dhënat ka ndryshuar rrënjësisht në mënyrë tepër pozitive”, tha Dr. Amey Kulkarni, kardiolog në kompaninë Kaiser Permanente. /VOA