Bahreini njeh Izraelin

Bahreini u bë një tjetër vend arab që pranon të normalizojë lidhjet me Izraelin si pjesë e një shtytjeje më të gjerë diplomatike nga ana e Presidentit Donald Trump dhe administratës së tij për ta integruar plotësisht shtetin hebre në Lindjen e Mesme.

Presidenti Trump e njoftoi marrëveshjen sot pas një telefonate trepalëshe që kishte patur me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mbretin e Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa.

Të tre udhëheqësit publikuan gjithashtu një deklaratë të shkurtër të përbashkët me gjashtë paragrafë, ku e konfirmonin marrëveshjen.

"Një tjetër përparim HISTORIK sot!" shkroi Presidenti Trump në Twitter.