Pakti post-brexit, vijojnë negociatat, tensione pas ligjit për tregtinë e brendshme të propozuar nga Britania

Britaniaka propozuar një ligj për tregtinë e brendshme në rast se dështojnë negociatatme Bashkimin Evropian për marrëdhëniet tregtare dypalëshe. Brukseli thotë seligji nisma shkel marrëveshjen e Breksitit por sërish kërkon hapësira përkompromis.

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe dovazhdojnë bisedimet për të finalizuar marrëveshjen tregtare pas Breksitit, edhepse palët pranojnë se mes tyre ka dallime të thella.

Tensionet u rritën të enjten kur Brukseli idha ultimatum Londrës të tërheqë brenda shtatorit ligjin për tregun e brendshëmtë propozuar nga qeveria.

Nisma do të debatohet në parlamentin britaniktë hënën dhe parashikon anashkalimin e disa pikave të marrëveshjes dypalëshe qërikthejnë kufijtë doganorë mes veriut të vendit dhe Irlandës nëse palabritanike dhe evropiane nuk arrijnë kompromisin brenda 31 dhjetorit.

"Ligji është pikësëpari një masëekonomike që na siguron se kur të ndahemi me BE-në dhe me 40 vite rregulla qëmandatonin si qarkullonin mallrat në vendin tonë, do kemi një bazë ligjore ecila nuk na mban lidhur me rregullat e tregut unik të BE-së," sqaroiministri anglez, Majkëll Gov.

Qeveria e kryeministrit Boris Xhonson thotë seqëllimi i ligjit është të ruajë raportet e mira anglo-irlandeze dhe të mosrihapë plagët e konfliktit mes provincës së Irlandës Veriore dhe shtetit fqinj.

Kabineti irlandez akuzoi të premten Xhonsoninse po saboton procesin e paqes mes dy vendeve duke e konsideruar ligjin e njëanshëm,akt provokues, ndërsa ky i fundit ka refuzuar tërheqjen.

Qeveria britanike i ka lënë afat deri më 15tetor negociatorëve të Bashkimit Evropian për të gjetur pikat e përbashkëta përtë zhvilluar tregtinë e lirë dypalëshe.

Britania u shkëput nga blloku evropian më 31janar.

Periudha tranzitore e divorcit mes partnerëvetë vjetër do të zgjatë deri në fund të vitit.

Bisedimet mes palëve kanë ngelur te kërkesa epërsëritur e Brukselit për të pasur të drejta në zonën ekskluzive detare tëBritanisë dhe te ndjekja rregulloreve të BE-së që kompanitë angleze të moskonkurrojnë në mënyrë agresive firmat simotra evropiane.

Kryeministri Xhonson, këmbëngul te autonomia eplotë në legjislacion dhe marrëdhëniet tregtare.