Në botë po studiohen rreth 180 vaksina, 30 në stad më të avancuar

OBSH-ja pret që brenda vitit të ketënë dispozicion rezultatet paraprake të vaksinave eksperimentale kundërkoronavirusit të ri. Rreth 30 prej tyre janë në stadin më të avancuar ndërkohëqë sëmundja vijon të përhapet.

Nëbotë po studiohen rreth 180 vaksina për të luftuar sëmundjen e kovidit-19.

Deritani pandemia u ka kushtuar jetën mbi 900 mijë personave dhe ka infektuar mëshumë se 28 milionë të tjerë.

OrganizataBotërore e Shëndetësisë thotë se asnjë sëmundje në historinë e njerëzimit nuk ështëanalizuar me ritme kaq të shpejta, falë avancimeve në shkencë dhe teknologji.

Porkëtë javë kompania farmaceutike "AstraZeneca" dhe shkencëtarët anglezëtë Universitetit të Oksfordit njoftuan ndërprerjen e testeve për një produkteksperimental ndaj koronavirusit të ri.

Lajmierdhi pasi të paktën një pacient vullnetar shfaqi efekte të rënda anësore nëfazën përfundimtare të vaksinimit.

"Mendojse kjo është gjë e mirë dhe kambanë alarmi për këdo, që të pranojmë faktin se kërkimetshkencore kanë ulje-ngritjet e tyre dhe jo gjithmonë marrin rrugën e drejtë.Por nuk duhet të dekurajohemi tepër. Të dhënat nga fazat 1 dhe 2 janë premtuesedhe rezultatet paraprake të këtyre vaksinave ne i presim në fund tëvitit," deklaroi zyrtarja e OBSH-së.

Ngavaksinat në studim, rreth 30 prej tyre janë në stadin më të avancuar me testette njeriu, ndërkohë një vaksinë ruse ka nisur t'u shpërndahet personavevullnetarë megjithëse një grup shkencëtarësh një ditë më parë shprehën dyshimetpër mënyrën se si u krye studimi i saj.

Në24 orët e fundit, India vendosi një rekord të ri botëror për infeksionet mekovidin-19, mbi 96,500 raste në ditë duke e çuar totalin mbi 4 mln e gjysmë ndërsa76 mijë janë viktimat.

Indiapo përjeton bilancin më fatal të pandemisë pas SHBA-së, e ndjekur nga Brazilidhe Rusia.

Vatrafillestare e koronavirusit, Kina, edhe të enjten nuk raportoi asnjë rast të rime kovid por vetëm 15 të ardhur nga jashtë vendit.

NëFrancë, ndërkohë, 10 mijë raste të reja infeksioni shënuan një rekord të riditor për shtetin europian, që tani përgatitet të aplikojë masa të reja për tëkontrolluar përhapjen e sëmundjes.