Gjysmë milion të evakuuar nga zjarret
Zjarretnë Oregon të Shteteve të Bashkuara detyruan mbi gjysmë milion banorë të lënështëpitë ndërsa konfirmohen të paktën katër viktima. Zjarret nuk kanë qenëkurrë kaq shkatërrues dhe autoritetet i lidhën ato me efektet e prekshme tëndryshimit të klimës. Për shkak të tymit, ndotja në Portland arriti nivelin mëtë lartë botëror.
Mbi gjysmëmilion njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara po largohen nga shtëpitë përshkak të zjarreve vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor,thanë autoritetet. Zjarret po nxiten nga era e fortë dhe thatësira e tejzgjatur.
"Këtu jeminë Coleman Creek Estates. Pas meje ndodhet shtëpia ime, që së bashku meshtëpitë e tjera është shkrumbuar nga zjarri. Çdo gjë u shkatërrua,” tregon imbijetuari Julio Bryan Flores.
Guvernatorja eshtetit, Kate Brown, tha se numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, ndonësejanë konfirmuar të paktën katër. Midis tyre edhe një djalë 12 vjeç dhe gjyshja etij.
“Ne nuk kemiparë kurrë këtë intensitet zjarresh në shtet. Kjo nuk do të jetë një ngjarje e izoluar.Për fat të keq, është një kambanë alarmi për të ardhmen. Ne jemi duke ndjerëndikimet më të forta të ndryshmit të klimës”, tha Brown.
Zjarret masivekanë nxitur ndërkaq evakuime në periferitë e Portland, qytetit më të madh të Oregonit.Sipas medieve vendore, ndotja e ajrit në qytet zuri vendin e parë në botë, dukearritur nivelin e Xhakartës, në Indonezi, Delhi në Indi apo Lahores në Pakistan.
Një nga zjarretmë shkatërruese, në Almeda, i cili filloi në Ashland, pranë kufirit meKaliforninë, po trajtohet nga policia si i dyshimtë. Mbi 100 vatra zjarresh janëtani aktive në 12 shtete perëndimore të ShBA-së.
Më të godituratjanë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni.Sipas Qendrës Kombëtaretë Zjarrfikjes, rreth 4.4 milionë hektarë janë shkrumbuar, një sipërfaqe më emadhe se shteti i Konnecticutit.