Kolumbi, protesta kundër policisë, të paktën 9 viktima nga përplasjet me policinë
Vdekja e një qytetari gjatë arrestimit nga policia është bërë shkak qëpër dy ditë me radhë kryeqyteti kolumbian të zgjohet nën tymrat e zjarreve dhevandalizmat. Qytetarët kundërshtojnë dhunën policore të shtuar në këtë kohëpandemie.
Protestat kundër dhunës policorenë Kolumbi hynë të premten në ditën e tretë duke lënë të paktën 9 persona tëvdekur.
Qindra protestues u mblodhën tëenjten në kryeqytet para rajonit të policisë të vandalizuar një ditë më parë mezjarr dhe objekte të forta.
Në orët e mbrëmjes situata dolijashtë kontrollit me demonstrues që godisnin forcat e rendit me gurë dheshishe, ndërsa këta të fundit kundërreaguan me gaz lotsjellës dhe granata hetuese.
Shkak për përplasjet u bë vdekjae një 46-vjeçari gjatë arrestimit të dhunshëm nga policia.
Pas goditjes me pistoletëelektrike me arsyen se kishte shkelur masat antikovid duke konsumuar alkool memiqtë e vet, studenti i juridikut dhe babai i dy fëmijëve humbi jetën nëspital.
"Policia tha se ishteprocedurë standarde, por ai u vra nga oficerët. Ne, si familjarë të tij,megjithatë i dënojmë aktet e dhunës që shohim tani në qytet."
Kryebashkiakja e Bogotës,Klaudia Lopez, apeloi qytetarët të kthehen në shtëpitë e tyre për të ulurtensionet.
"E përsërisim se kemi provatë forta për incidentin që do ua vëmë në dispozicion autoriteteve, prokurorisë.Policia jo vetëm ka abuzuar por përdori forcë të tepruar. Kemi 68 persona tëplagosur me armë, si në luftë, dhe disa viktima. Duhet reformim në strukturë ipolicisë."
Policia kolumbiane ka pezulluarnga detyra dy oficerët e policisë që u përfshinë në vdekjen e 46-vjeçarit derinë përfundim të hetimeve ndërsa familja e tij ka bërë thirrje për drejtësi.