Itali: Shpërthim i fuqishëm në një pallat, 8 të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pallat tre katësh në qytetin e  Milanos. 

Në ora 07:20 minuta (12 shtator) shpërthimi i fortë shkatërroi 9 apartamente të këtij pallati.

Për momentin autoritetet italiane sinjalizojnë 8 persona të plagosur.

Një 30 vjecar i cili ndodhet në gjëndje mjaft kritike për jetë me plagë djegie të shkallës së  dytë e të tretë në të gjithë trupit.

Gjashtë gra të moshës nga 38 - 54 vjecë, një vajzë 15 vjeçare e një 48 vjeçarë.

Shpërthimi ka ndodhur në apartamentin e katit të parë të këtij pallati.


 
Skuadrat e zjarrëfikësve dhe ato policore po punojnë në vendngjarje nëse ka personave të tjerë,  banorë të pallatit që i mungojnë apelit të familjarëve.

Për momentin dihet se shpërthimi i zjarrit ka ndodhur në apartamentin e katit të parë por nuk janë të qarta motivet e tij, nëse mund të jetë një shëprthim nga gazi i metanit apo i qëllimshëm.