Sot, 19 vite nga sulmi i kullave binjake, pandemia ndryshon ceremoninë
Në SHBA janë përkujtuar 19 vitet e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, që do linin pas rreth 3 mijë të vrarë në Nju-Jork. Ceremonitë këtë vit u kufizuan prej pandemisë, ndërsa në Kosovë viktimat u nderuan me pjesëmarrjen e ambasadorit amerikan dhe liderët institucionalë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkujtuarpërvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Ceremonitë në nderim të rreth 3 mijë të vrarëvenisën të premten me shpalosjen e flamurit amerikan në fasadën e Pentagonit.
19 vite më parë, avionët e kontrolluar ngamilitantët e Alkaedës do të godisnin grataçelat e Nju-Jorkut të njohura sikullat binjake në orën 8:46 paradite, dhe dy avionë të tjerë brenda pakminutave edhe ndërtesën e Departamentit të Mbrojtjes dhe një bashki më të vogëlamerikane.
Përgjigjja do të vinte dy ditë më pas nga ish-presidenti Xhorxh W. Bush me ofensivën ushtarake në bazat e Alkaedës në Afganistan, ndërsa ish-lideri i grupit, Osama Bin Laden, do të ekzekutohej nga forcat speciale të vendit vetëm 10 vite më vonë.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, edhekremtimet e këtij viti ndryshuan.
Minutat e heshtjes nuk u pasuan sipas traditësme leximin e emrave të viktimave dhe pjesëmarrja ishte e kufizuar.
Nga bota politike botërore, ndërkaq, erdhënmesazhe ngushëllimi dhe solidariteti kundër terrorizmit.
Në Kosovë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani,së bashku me ambasadorin amerikan, Filip Kosnet, vendosën kurora lulesh nëpllakën përkujtimore të viktimave të 11 shtatorit.
"Populli i Kosovës si populli më proamerikan në botë dhe Republika jonë si aleati kryesor i ShBA-së ... qëndrojnëbashkë në luftimin e terrorizmit dhe gjitha fenomenet negative në raport meshoqëritë demokratike"
"Partneriteti i ngushtë dhe i qëndrueshëmmidis popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës e tejkalonpolitikën. Është e rëndësishme që kur shënojmë një ditë si kjo ne kujtojmësakrificat, kujtojmë humbjet dhe gjithashtu se u kemi borxh atyre që mbijetuantë luftojmë për drejtësi edhe për të një të ardhme më të mirë për fëmijëttanë."
Në kuadër të përvjetorit liderë tjerëinstitucionalë dhe politikë nderuan viktimat e 11 shtatorit.
"...terrorizmi nuk njeh gjuhë, fe,racë dhe nacionaliteti... të ecim përpara duke e lutur zotin që jo vetëm nështetin tonë por në mbarë botën në mbizotëroj paqe, liria, dashuria, lumturiadhe harmonia ndërfetare dhe assesi dhuna."