SHBA "vjen" në Mesdhe, Pompeo ndërmjetëson tensionet Turqi - Greqi

Sekretari amerikan i Shtetit shkon në Qipro të shtunën në përpjekje për tëkërkuar një zgjidhje paqësore për tensionet në rritje në Mesdheun Lindor. Aigjithashtu i kërkoi Turqisë që të tërheqë forcat ushtarake nga zona e kontestuara.

Pompeo shkon në Qipro pas kthimit nga Doha. Kjo vizitë e tij, zhvillohetpas bisedave telefonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut tëtij turk Rexhep Tajip Erdogan si dhe me kryeministrin grek, KyriakosMitsotakis.

“Konflikti duhet të zgjidhet në një mënyrë diplomatike dhe paqësore”-theksoiPompeo për gazetarët në bordin e avionit të tij.

Kreu i diplomacisë amerikane përshëndeti ndërkaq përpjekjet e Gjermanisëpër të ulur tensionet. Midis Greqisë dhe Turqisë është vendosur dhe Franca qëka dhënë mbështetje e saj të qartë për Greqinë dhe Qipron.

Turqia dhe Greqia, të dyja anëtare të NATO-s, pretendojnë sovranitetin  për disa rajone detare ku janë zbuluardepozita të mëdha hidrokarburesh, një zonë që Athina e konsideron se është nënsovranitetin e saj. Vizita e Pompeos ndodh ndërkohë që SHBA-ja ka hequr sëfundi një embargo mbi shitjen e armëve në Qipro, gjë që ka shtuar zemërimin eTurqisë.

Kundër Turqisë janë renditur edhe shtetet jugore të Bashkimit Europian, qëthanë se do të hartojnë një listë sanksionesh, nëse Ankaraja nuk ulet nëbisedime me Greqinë dhe Qipron.

Paralajmërimi u bë të enjten vonë, pas një samiti joformal të të ashtuquajturit grupi MED7, i kryesuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Pozicioni i MED7 nuk pasqyron domosdoshmërish qëndrimin e BE-së si tërësi.