Përvjetori i 11 Shtatorit në SHBA, ja çfarë thotë mbesa e Osama bin Laden
Në përvjetorin e 19-të të sulmeveterroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, mbesa e organizatorit tësulmeve Osama Bin Laden, bëri publike një deklaratë të saj mbi ngjarjen.
"Për nëntëmbëdhjetë vitet e fundit,nuk ka kaluar asnjë ditë që nga ajo ngjarje e tmerrshme e tragjike që unë nukkam menduar për ty Amerikë, e ka vajtuar privatisht me ty, për të gjitha jetëte pafajshme të humbura", shkruante Noor Bin Ladin në llogarinë e saj nëTwitter. (Ajo përdor mbiemrin e të atit, Yeslam Bin Ladin, gjysmë-vëlla i OsamaBin Ladenit).
"Kjo është pjesërisht për shkak tëkësaj kthese të pashpjegueshme të fatit që më lidh me këto sulme mizore, por mëe rëndësishmja për shkak të dashurisë sime për vendin tuaj".
Ajoshtonte se "vlerat dhe ndjenjat e saj" janë "diametralisht tëkundërta me mbiemrin që ajo mban".
Krahasnderimit për jetët e humbura, Noor Bin Ladin me shtetësi zvicerane vlerësontegjithashtu rolin e punonjësve të vijës së parë të frontit, ata që humbën jetënmë vonë nga ndërlikimet me shëndetin si pasojë e sulmit si dhe për tëmbijetuarit që humbën të dashurit e tyre.
NoorBin Ladin është vajza e Carmen Dufour, një shkrimtare zvicerane dhe Yeslam binLadin, gjysmë-vëlla i Osama Bind Ladenit, në moshë më të madhe. Prindërit e saju divorcuan në vitin 1988. Ajo dhe dy motrat e saj u rritën në Zvicër. Noor BinLadin ishte 14 vjeç në 11 shtator të vitit 2001.
"Ndiheshae shkatërruar", tha ajo për gazetën New York Post.
“Shkojanë Shtetet e Bashkuara me mamanë time disa herë në vit prej moshës 3 vjeçare enë vazhdim. I konsideroja Shtetet e Bashkuara shtëpinë time të dytë”.
Noor Bin Ladin, e cila ka ruajtur një profil të ulët publik, fitoi famë më 6 shtator kur publikoi një letër në mbështetje të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. /VOA