Durrësi me turizëm mbijetese
Sezonituristik këtë vit u mbajt mes pandemisë së koronavirusit dhe pas tërmetit të 26nëntorit. Tashmë për operatorët është koha e bilancit. Kreu i shoqatës sëHoteleri Turizmit në Durrës e vlerëson sezon të mbijetesës, KU të ardhuratshënuan rënie deri në 70 % me vitin 2019!
Tërmetii 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit i dhanë një goditje të fortë sezonitturistik në Durrës!
Kryetarii Shoqatës së hoteleri turizmit në Eduart Xhepa, thotë se operatorët mbijetuanvetëm për mbijetesë.
"Është një sezon turistik vetëmpër të mbajtur veten dhe mbijetesë."
Përgjatëmuajve qershor-korrik është punuar me 20 përqind të kapaciteteve, ndërsa nëgusht deri më 40 përqind.
"Maksimumi 20% e aktivitetit që ështënjë shifër shumë e ulët. Është punuar me klientin ditor."
Ndryshenga një vit me parë këtë sezon plazheve u kanë munguar turistët me pushime afatgjatë, kryesisht të ndikuar ngapandemia.
"Kemi pasur klientelë individuale,ose familjare, jo me grupe."
Porzgjatja e sezonit përtej verës ka ngjallur shpresa tek operatorët pavarësishtse prenotimet në shtator janë ditore.
"Për sezonin e vjeshtës kemi prenotimeditore, jo afatgjata, se nuk dihet se si do të vazhdojë pandemia."
Sipasvlerësimeve të shoqatës së turizmit Durrës, të ardhurat e gjeneruara përgjatësezonit pësuan rënie me 70 % në krahasimme të njëjtën periudhë me një vit më parë.