Meta largohet nga presidenca? Ja reagimi i Rudina Hajdarit
Në një intervistë për Ora News, deputetja Rudina Hajdari komentoi lajmin për largimin e Ilir Metës nga Presidenca më 26 prill dhe marrjen e postit si kryeministër ose zv. Kryeministër.
Ajo tha se është shtyrja e një historie me të njëjtit njerëz që mbajnë postet politike për shumë vite.
Hajdari: Nuk dua të vijoj këto burime që vijojnë telenovelën e të njëjtës histori që njëra palë lë një post dhe shkon e merr postin tjetër. Mua nuk më interesojnë pasi shtyjnë procesin e një historie me të njëjtët njerëz që kanë marrë të njëjtat poste.
Rudina Hajdari do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme si pjesë e Nismës Thurje. Ajo shprehu bindje se vota e 25 prillit 2021 do të "rrëzojnë" partitë e mëdha e do tu hapë rrugë partive të tjera politike.
Deputetja Hajdari tha se do të vijojë sërishbetejën në Këshillin Politik për dy çështje, listat 100 përqind dhe votën eDiasporës.
Hajdari:Këshilli Politik besoj se do të rikthehetjavët në vijim ku do të kemi dhe konstituimin. Do të merremi me ndryshimet kushtetuesedhe si përfaqësuese e opozitës parlamentare do të ngulmojmë në hapjen e listave100 përqind. Po ashtu do diskutojmë dhe pikën e votës së Diasporës. Dy do jenëbetejat e mia kryesore. Mendoj se marrëveshja e 5 qershorit e kreu detyrën esaj. U kaluan ashtu siç ishte parashikuar. Në një nga pikat e marrëveshjesishte dhe vijimi i këshillit politik për të diskutuar çështje të tjera që kemipërpara siç janë shit-blerja e votës. Nuk cënohet 5 qershori. E para dua të jeme qartë që nuk do të ketë lista 70 përqind, vetëm 100 përqind. Ne duhet tëndjekim modelin e Kosovës që edhe me hapjen 100 përqind të listave, ruhen kuotatgjinore. Nuk mund të fshihemi pas kësaj arsye.