Shkarkohet inspektori i tatimeve, u arrestua per rryshfet
Pas lajmit për arrestimin e Erjon Trungut,inspektori i tatimeve që merrte ryshfete nga bizneset ka reaguar dhe Drejtoriae Përgjithshme e Tatimeve.
Duke mbështetur operacionin e policisë,drejtoria bën me dije shkarkimin nga detyra e inspektorit.
37-vjeçari merrte rryshfete nga bizneset në mënyrë që ato mos të inspektoheshin nga tatimet në raste shkelje.
Në cilësinë e provës materiale, gjatëarrestimit policia sekuestroi një shumë prej 5 mijë eurosh të cilën, ErionTrungu e kishte përfituar nga një subjekt privat.
Deklaratae plotë e Drejtorisë së Pёrgjithshme të Tatimeve:
Drejtoriae Pёrgjithshme e Tatimeve nё mbёshtetje tё operacionit tё ndёrmarrё nga Policiae Tiranёs, “Tatimori”, pёrshёndet aksionin e fundit tё kryer nga ky autoritet,ku sё fundmi ёshtё konstatuar se njё inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimornë DPT ёshtё dyshuar dhe arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv ipersonave që ushtrojnë funksione publike”.
Drejtoriae Pёrgjithshme ёshtё e vendosur tё mbёshtesё ҫdo veprimtari tё Policisё sёShtetit nё luftёn kundёr korrupsionit dhe evazionit fiskal nё AdministratёnTatimore dhe mё gjerё.
Pasnjoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrativepёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra.
Drejtoriae Pёrgjithshme e Tatimeve dёshiron tё ritheksojё angazhimin e saj nё garantimine njё shёrbimi tё ndershёm dhe transparent, si dhe tё sigurojё ndёrtimin e njё administrate publikefunksionale bashkёkohore nё funksion tё tё gjithё tatimpaguesve, vendit dheshoqёrisё shqiptare.
DPT dotё vazhdojё tё jetё e angazhuar maksimalisht deri nё pastrimin e të gjithëfigurave të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz tëbiznesit dhe qytetarëve shqiptarё.
Ftojmёtë gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë ҫdo veprim korruptiv tëstrukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.