KPA konfirmon shkarkimin në detyrë të ish kryetarit të Gjykatës Fier
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqivendimin e KPK për shkarkimin nga detyra ish kreut të Gjykatës së Fierit,Roland Jaupaj.
Më datë 28 maj 2019, Jaupaj "ngeci"në filtrat e vettingut teksa KPK vendosi për shkarkimin e tij nga detyra.
Sipas komisionit, Jaupaj u përball me problemetë pasurisë ku u identifikua një konflikt i mundshëm interesi në blerjen e njëapartamenti nga prindërit e tij dhe paqartësi në përfitimin e 13 mijë eurovenga bashkëshortja në ndërmjetësimin për blerjen e një shtëpie.
Treshja gjykuese e KPK-së përbëhej nga GentaTafa(Bungo) kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.
Sipas raportit të ILDKPKI, gjyqtari Jaupaj nukka kryer deklarim të saktë, por ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehjepasurie dhe nuk është në kushtet e konfliktit të interesit.
Por hetimi i thelluar i Komisionit të Pavarurtë Kualifikimit arriti në konkluzione të ndryshme.
Gjyqtari Roland Jaupi deklaroi para Komisionitse jeton në apartamentin e prindërve në lagjen “Kastrioti” në qytetin e Fieritdhe se përdor garazhin e tyre.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 170 m2 dhenjë garazh 22 m2. Babai i gjyqtarit Jaupaj e ka blerë apartamentin në qershortë vitit 2012 për 3.6 milionë lekë dhe garazhin për 400 mijë lekë.
Sipas relatores Pamela Qirko, në këtë periudhërezulton se Jaupaj ka shqyrtuar çështjen gjyqësore me palë Bashkinë e Fieritdhe Shoqërinë ndërtuese M.Sh.P.K., cilaka ndërtuar pallatin ku gjendet edhe apartamenti me sipërfaqe 170 m2 dhegarazhi 22 m2, të blera prej babait të subjektit të rivlerësimit.
Komisioni evidentoi faktin se Gjykata e Fieritka rrëzuar kërkesë- padinë e bashkisë që kërkonte pezullimin e lejes sëndërtimit, duke i dhënë të drejtë kompanisë M. Sh.P.K. e cila ka ndërtuarpallatin ku gjendet edhe apartamenti ku jeton gjyqtari Jaupaj.
Qirko pohoi se babai i tij ka pasur trajtimpreferencial nga firma ndërtuese dhe se duket që ka pasur garanci për këtëpasuri.
Nisur nga fakti se gjyqtari i përdor këtopasuri, komisioni i konsideron prindërit si persona të lidhur.