Elbasan: Babai me tre djemtë goditen me sende të forta në lokalin e tyre
Katër persona kanë mbetur të plagosursi pasojë e një konflikti në qytetin e Elbasanit.
Një 65-vjeç me tre djemtë, ështëpërfshirë në një konflikt me disa shtetas në lokalin e tij, ku është dëmtuar mesende të forta.
Për pasojë janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

''Rreth orës 19:15, në lagjen "Visarion Xhuvani", Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën'', informon policia.
Falë reagimit në kohë dhe veprimevetë shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëvedhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
