Meta takon Ministrin e Drejtësisë së Kosovës: Të respektohet marrëveshja e arritur në Uashington
Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti në një takim në Presidencë Ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ka vlerësuar koordinimin mes partnerëve strategjikë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, dhe theksoi rëndësinë e respektimit të marrëveshjes së arritur në Uashington.
Meta rikonfirmoi angazhimin e plotë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha drejtimet.
Postimi i Presidentit Meta në Facebook
Kënaqësi të takoja sot Ministrin e Drejtësisë së Kosovës, z.Selim Selimi dhe të rikonfirmoja angazhimin e plotë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha drejtimet. Vlerësova koordinimin mes partnerëve strategjikë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar rëndësinë që ka respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet të dy vendeve.