Rasti i familjes Cakoni, Meta: Mjaft me bulizëm qeveritar
Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me denoncimin e publikuar nga PD, për Manjola Cakonin, një nga banoret e prekura nga tërmeti, e cila pas intervistës në një televizion, thotë se është telefonuar nga kryeministri Rama, duke i thënë se ishte e turpshme ajo që bëri.
Përmes një postimi në Facebook, Metashkruan se duhet t'i jepet fund bulizmit qeveritar.
Sipas tij, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë.
Postimi i Presidentit Meta në Facebook
Mjaft me bulizëm qeveritar!
Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme!
Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!
Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!
Lexo edhe: Turp për atë që bëre! PD akuza Ramës: Presion ndaj familjes Cakoni pas daljes në media