Crawford: Mos prisni Evropën për ndryshim, vitin tjetër janë zgjedhjet
I ftuar në RTV Ora, ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford u shpreh se reforma në drejtësi ka probleme.
Mark Crawfordsugjeroi që për ngritjen e Gjykatës së Lartë mund të merret edhe një shqiptar Gjermaniaapo Australia përkohësisht.
Mark Crawford: Unë nuk jampesimist për reformën në drejtësi, por ka shumë probleme, ashtu sikurse edhe jui keni dhënë, përgjimet dhe korrupsionin në sistemin gjyqësor. Unë kam thënë se nëse duhet të ngrihet Gjykata eLartë, pse nuk merret ndonjë person, shqiptar nga Gjermania apo Australia, tëbashkohen si gjykatës të përkohshëm dhe pastaj mund të zëvendësohen. Është e rëndësishmeqë të jenë gjykatës shqiptarë, por që mund të jenë shqiptarë që vijnë nga Gjermania,Franca apo SHBA derisa sa të rregullohet situata me Vettingun. Të paktën të keminjë ditë që funksionon se tani nuk kemi asgjë, po presim.
Mark Crawfordshtoi se shqetësimi është që nëse BE po mendon se mendon se të mbajnë shqiptarëtdhe Ballkanin që të mos vrasin njëri-tjetrin dhe të mos sjellin shumë krim, porle të jenë në fund të Evropës.
Mark Crawford: Besoj se ky është një problem në të gjithë botën çështja e ekonomisë gri. Është duke u folur për legalizimin e disa sektorëve që janë në të zezë. Shqetësimi është që nëse BE po mendon të mbajë shqiptarët dhe Ballkanin që të mos vrasin njëri-tjetrin dhe të mos sjellin shumë krim në Evropë, por le të jenë në fund. Nëse jemi duke pritur që Evropa të na pranojë me këtë qëndrim, por me kusht mos vrisni njëri-tjetrin dhe mos eksportoni krim, atëherë do të bashkohemi në fund me BE-në. Mendoj se shqiptarët duhet të jenë më proaktivë. Duhet të shohim se çfarë planesh kanë partitë, sepse vitin tjetër kemi zgjedhjet.
Crawford thase raporte të tilla për investitorët janë gjërat e para që lexohen, por shtoise ka akoma kompani amerikanë që janë gati të investojnë në Shqipëri.
Mark Craëford: Raporte tëtilla për investitorët janë gjërat e para që lexohen. Unë besoj se akoma jemiduke u varur nga Diaspora, sepse nëse ata nuk marrin frontin e luftës ekonomikedhe investimeve, atëherë të mos presim ndonjë skocez nga Amerika të vijë këtuduke lexuar që ka korrupsion dhe krim. Ende besoj se do të ketë kompaniamerikane që do të jenë gati të investojnë në Shqipëri, por jemi të varur ngaDiaspora për momentin, së paku nga Amerika.
Për Crawford,vendi ynë duhet të konkurrojë në rajon në aspektin tatimor, pasi sipas tij ështëmë keq se vendet e tjera në këtë drejtim.
Mark Crawford: Unë personalishtkam pasur sukses në Financë, ndërsa në sektorin e burimeve natyrore varet ngavendi. Ka qenë pak më vështirë në Shqipëri, di që në Serbi është më mirë. Shqipëriaështë pak më keq në këtë drejtim, sepse në Kosovë ka taksë më të ulët. Ne duhettë jemi konkurrentë me rajonin. Po ashtu duhet bashkëpunim në rajon, sepse sa mëshumë shkëmbime të kemi aq më mirë do jetë. Po ashtu, duhet të konkurrojmë nëaspektin tatimor dhe besoj s enë këtë periudhë fushat partitë duhet ta kenëparasysh këtë fakt kur të bëjnë platformat.
Intervistoi XhoiMalësia, përgatiti A. Kurti