Hajdari garon me Nismën Thurje: Zgjedhjet e ardhshme "rrëzojnë" partitë e mëdha

Deputetja e opozitës parlamentare RudinaHajdari do të garojë në zgjedhjet e ardhshme me Nismë Thurje.

Në një intervistë për Ora News, ajo thotëse do të jenë vetë qytetarët që do të zgjedhin përmes votës se kush do të jetë kryetari kësaj nisme politike.

Gjithashtu ajo u shpreh se në përbërjetë saj do të jenë studentë, akademikë dhe intelektualë.

Hajdari:Vendi ka nevojë për një nismë të repolitike e cila nuk ka patur përshirje me partitë e vjetra të cilat janë kthyernë shpk. Tashmë qytetarët shqiptarë do kenë një nismë të re politike ku ata dojenë pronarët e kësaj platforme. E them me plotë bindje pasi në këtë nismë tëre do jenë qytetarët që do zgjedhin më 25 prill. Do ketë një bashkim të gjerë tënjë grup njerëzish që do jenë studentë dhe intelektualë e akademikë. Ky forumdo jetë në garë të plotë me qytetarët që do zgjedhin se kush do të jetë kryetar.

Modeliynë është një model i ri që bazohet në parime demokratike duke zgjedhur se kushdo jetë drejtuesi dhe të zgjedhin pikat që ne duhet të ndjekim së bashku për tëndryshuar realitetin në Shqipëri. Kemi filluar një tur të gjerë në Tiranë dhe nëqytete të ndryshme duke takuar njerëz të thjeshtë. Ata janë shumë më të zgjuarse njerëz që takoj në oborret e Kuvendit. Sot është e nevojshme që t'i shërbejmëqytetarëve shqiptarë. Janë marrë burime natyrore të shumta në Shqipëri që janëgllabëruar nga një grup njerëzish. Kjo histori duhet të marrë fund. Ne ja kujemi dhe po jua japim.

Gjithashtu Hajdari komentoi dhezgjedhjet e ardhshme ku shprehu bindje për humbjen e qeverisë aktuale.

Deputetja tha se edhe vetë opozita jashtëparlamentaredo të ndëshkohet për shkak se braktisi Parlamentin 1 vit më parë duke i hapurrrugën kështu partive të reja më të vogla.

Hajdari:Ajo që di unë dhe çfarë kam parë nëpërsondazhe, shumë qytetarë nuk ndihen të përfaqësuar. PS e ka humbur mbështetjennë publik pasi ka 7 vite në qeveri dhe ka pasur disfata të jashtëzakonshme. Nëzgjedhjet e ardhshme ajo do të reflektohet në kurriz të dëmeve që ka shkaktuarnë kurriz të ekonomisë. Jam shumë e sigurt që nga ana tjetër qytetarët shqiptarëdo të ndëshkojnë opozitën jashtëparlamentare që brakstisën Parlamentin dhe efutën vendin në një krizë totale. Kjo lë në hapësirë për një forcë të re dhe kashumë terren e do përfaqësohet denjësisht në Kuvend.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti online Endi Mullaj

https://youtu.be/u1kTJYXwQs8