"5000 euro ryshfet", në pranga inspektori i tatimeve
Një inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë ështëarrestuar pasi u konstatua se i merrte shuma monetare subjekteve private përmos i hetuar apo për t’i çuar në Prokurori. 37-vjeçari është kapur në flagrancëgjatë kohës që i kishte marrë shumënprej 5 mijë eurosh një pronari të njëbiznesi.
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Policia e Tiranës,kanë vënë në pranga një 37-vjeçar me detyrë inspektor në Drejtorinë e HetimitTatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve, i cili akuzohet përkorrupsion.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tatimori” nëpranga është vënë Erjon Trungu, i cili pas hetimeve ka rezultuar se i kërkontedhe iu merrte shuma të konsiderueshme parash subjekteve të ndryshme private.
Vlerat monetare 37-vjeçari i kërkonte në këmbim përtë mos i hetuar dhe mos i referuar në Prokurori, kur këto subjektekonstatoheshin në shkelje.
Sipas policisë në cilësinë e provës materialepolicia ka sekuestruar shumën monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky shtetas iakishte marrë administratorit të një subjekti privat, gjatë kohës që ështëkonstatuar me shkelje.
Rasti konkret sipas policisë është përsëritur disaherë nga ana e inspektorit, ku i kërkonte para subjekteve të ndryshme.
Burimet bëjnë me dije se hetimi ka nisur prej disakohëshpas indicieve dhe denoncimeve të dhëna nga subjektet e ndryshme.
37-vjeçari Trungu pritet të dalë para gjykatës ditëne premte për tu njohur me masën e sigurisë pasi akuzohet për “Korrupsioni pasivi personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas autoriteteve bëhet e ditur se ndërkohë povijon puna për për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminaledhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtarikorruptive.