Rama: Tenderat e rrugëve të Saliut kosto, u bashkua rrushi i kuq me rrushin blu, e bënë lëng buxhetin e shtetit
Nga Shkodra, ku ka qenë duke inspektuar by passin e këtijqyteti, kryeministri Rama ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kaluar.
Ai u shpreh se qeveria e Berishës kishte llogarituredhe këtë segment si të mbaruar, por që faktikisht, sipas Ramës, po mbarohetvetëm sot.
Po ashtu, Rama shtoi se tenderat e bërë ishin për faqetë zezë dhe kanë sjellë kosto edhe si ajo e Elbasan-Tiranës për buxhetin.
Rama: Kjo është një histori e trashëguar nga e kaluar. Po ndërtohet sot, porishte llogaritur si e bërë, këto 4 kilometrat. Ato 10 milionë kilometrat qëllogarit Saliu ishte edhe ky që s'ka mbaruar akoma edhe sot.
Tendera kanë bërëata, i kanë bërë për faqen më të zezë, i kanë bërë me projekte që u shtohenkostove rrugës, i kanë bërë edhe si ajo Tiranë-Elbasan që kthehen edhe në kostopër shtetin shqiptar. Se sheh rrushi rrushin e piqet dhe u bashkua rrushi i kuqme rrushin blu dhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.
Ajo që ka vlerëështë se ne do ta ndërtojmë. Nuk shoh asnjë problem nga pikëpamja panoramike,se nuk është shëtitore, por rrugë makinash. Nga pikëpamja e peizazhit është mësë miri.