Veliaj kapet "mat", zbulohet mashtrimi me momentin e dhurimit të plazmës
Këtë të enjte (10 shtator) kryetari iBashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një video LIVE në Facebook, u shfaq nëambientet e QSUT, tek banka e gjakut së bashku me ministren e shëndetësisë dheme doktoreshë Najada Çomon.
Arsyeja e vizitës ishte se kryetari iBashkisë vendosi të bënte një xhest human duke dhuruar plazmën e gjakut si njëperson që ka kaluar COVID-19.
Veliaj: Dhe për 6 mijë të tjerëtqë e kanë kaluar sio puna ime, nuk është bukur që të jemi vetëm 50 burime. Këta6 mijë që e kaluan dhe që u kanë prodhuar antitrupa dhuroni, dhuroni pasi nuk ështëvetëm një mjet shtesë, është një armë në këtë luftë.
Kjo video nisi të transmetohej live në Facebookun e Veliajt, në orën 14:00. Kohëzgjatja ishte 21 minuta e 20 sekonda. Ndërkohë që video ishte drejt fundit, në ambientet e QSUT, tek banka e gjakut, u paraqit grupi i xhirimit i Ora News.
Gazetarët kërkuan të takojnë kryetarin ebashkisë. Përgjigja e marrë nga stafi mjekësor dhe persononeli i sigurisë ishtee papritur
"Aika dy orë që ka ikur. Ka nga ora 10 deri në 12 e ca këtu."
Në kushtet që je ende duke transmetuarnjë video live, por në fakt nuk je në atë vend, nuk lë vend për diskutim.Kryetari i Bashkisë së Tiranës kapet duke mashtruar publikisht.
Erion Veliaj vendosi të dhurojë plazmëne tij, si një person që ka kaluar COVID-19. Por edhe vetë sëmundja qëpretendohet se kaloi, ka pikëpyetjet e veta brenda.
Erion Veliaj nuk mohoi kurrë publikishtraportimet së në fakt nuk ka qënë i infektuar me COVID-19 por kishte dëmtuarligamentin.
Pas periudhës që qëndroi i karantinuarnë banesë, Erion Veliaj u shfaq në publik i nxirë, njësoj si një njeri që kashijuar intensivisht ditët e pushimit në bregdet.
Erion Veliaj nuk tregoi kurrë publikishtas një analizë që ta faktonte sëmundjen e tij, as është parë në ambientet espitalit dhe as mjekë nuk janë parë në ambientet pranë banesës ku ai jeton.
I vetmi raportim që i përket atyreditëve, janë burime të pakonfirmuara zyrtarisht që treguan se kryetari i Bashkisësë Tiranës ishte parë duke çaluar për shkak të një dëmtimi ligamenti.
Nëse ka kaluar apo jo koronavirusin nenuk mund ta themi me siguri. Por ajo që jemi të sigurt dhe e themi pa asnjëdyshim, është fakti se në orën 14:00 ditën e enjte (10 shtator), Erion Veliajnuk ishte live në QSUT.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, mashtron publikisht bashk qytetarët e tij.