Kapshtica mbetet problem, rregullat greke krijojnë sërish radhë të gjata

Rikthehen rradhët e gjata në doganën e Kapshticës.

Që prej ores 12:00 pala greke ka pezulluar punën pasi sipastyre, është plotësuar kuota ditore.

Automjete dhe autobusë të shumtë kanë krijuar një varg të gjatë pranë doganës.

Katër autobusë janë në tokën neutrale, 3 të tjerë në tokën shqiptare.

Kujtojmë se, edhe më herët Policia kufitare nëKapshticë kishte njoftuar të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnënë drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetasish ështëplotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohetkalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apeloi te qytetarët që duan të udhëtojnë nëdrejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë përditën e sotme.

Prej 17 gushtit për të kaluar kufirin drejt Greqisë është bërë idetyrueshëm testi anti- Covid i 72 orëve të fundit ndërsa është kufizuar numrii udhëtarëve.

Para hyrjes në fuqi të këtyre rregullave, mijëra shqiptarëmbetën të bllokuar për disa ditë në kufi në një dramë njerëzore në përmasat enjë krize humanitare