"Jo kandidatë me rekorde kriminale", Kim: Kush e ka marrë letrën e di për çfarë flas
Ambasadorjae Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ripërsëriti thirrjen për partitëpolitike që të mos kandidojnë persona me rekorde kriminale, duke theksuar seligjet e Shqipërisë janë shumë të qarta dhe kushdo që e ka marrë letrën e disaktësisht se për ka folur. Kim ripërsëriti thirrjen ndaj politikës që deri nëfund të vitit te angazhohen për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuarse sitata është e papranueshme për një vend të NATO-s.
Disa ditë më parë ambasadorja e Shtetevetë Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, i dërgoi një letër partive politike për tëmos kandiduar njerëz me rekorde kriminale.
Kampet poltike u munduan t’ia faturoninkundërshtarit letrën, por Kim nga Shkodra e përsëriti mesazhin, dhe tha se forcatpolitike e dinë shumë mirë se për çfarë ajo ka folur.
“Mendojse ligjet e Shqipërisë janë shumë të qarta dhe kushdo që e ka marrë atë letër edi saktësisht se për çfarë jam duke folur”.
Nga Shkodra diplomatja amerikane foliedhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe rikthimin e Këshillit Politik kupalët pritet të implementojnë në kodin e ri zgjedhor ndryshimet e njëanshmekushtetuese të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.
“Përfundimishtështë përgjegjësi e drejtuesve dhe udhëheqësve politikë të Shqipërisë dhe jo eambasadores amerikane. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyrepërkjekjeve por ky është një vend sovran dhe zyrtarët e zgjedhur kanë njëpërgjegjësi të cilës nuk mund ti largohen”.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, ka vendosur që të përshëndesë çdo aksion të SPAK, si përpjekje për tëmbajtur lart integritetin e këtij organi.
Pas arrestimeve të fundit, që çuan nëpranga gjyqtaren e apelit Korçe Mimoza Margjeka, avokatin Skënder Demiraj dhebashkëshortin e gjyqtares Arben Cara, diplomatja amerikane tha se është koha qëSPAK të jetë plotësisht funksional.
“Ështënjë gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional. Disapo përpiqen ti pengojnë në punën e tyre madje do të intimidojnë gjykatësit dheprokurorët por ka ardhur koha tu qëndrojnë fort këtyre personave”.
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është njëtjetër çështje e nxehtë pasi ka në dorë edhe fatin e zgjedhjeve lokale të 30qershorit.
“Shqipëriaka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Kjo nuk është njësituatë e pranueshme për një vend që është anëtar i NATO-s dhe një vend qëaspiron të anëtarësohet në BE".
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, kanisur një vizitë dy ditore në kryeqendrën e veriut, ku fillimisht u prit ngakryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.