E përndiqte prej 6 muajsh, 27-vjeçari dhunon në rrugë 34-vjeçaren. Arrestohet

Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i shpallurnë kërkim.

Sipas asaj që njofton Policia e Shtetit, specialistët përHetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancëtë shtetasit të shpallur në kërkim A. T., 27 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“,ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç.

Sipas uniformave blu, i riu kishte 6 muaj që e përndiqte 34-vjeçarenduke i krijuar ankth dhe frikë.