Grabitje kasafortash dhe parash në Tiranë, arrestohet 'koka' e grupit, një 45-vjeçar
Shkon në 4 numri i të arrestuarve nëkuadër të operacionit policor të koduar ''Sezoni''.
Policia ka vënë në pranga një nga dypersonat e shpallur në kërkim si dhe autorin kryesor i vjedhjeve, shtetasinA.R, 45 vjeç.
''Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, vidhte kasaforta, sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Tiranë'', informon policia.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën ekëtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendetme vlerë të vjedhura në banesa, shuma të konsiderueshme parash (euro dhe lekë),veshje, 3 aparate celular, njëra prej kasafortave të vjedhura, 1 automjet dhesendet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet.
Po në vijim të operacionit u bë i mundurdokumentimi i vjedhjes në banesën e shtetasit E. Ç., ku autorët kanë marrëbizhuteri dhe një shumë parash.
Vijon puna për kapjen e shtetases qëështë shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhuranë qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe: Kapen “skifterët” e banesave në Tiranë, autorë të 7 vjedhjeve, 3 prej tyre kasaforta