Kazinotë ndajnë politikën, mazhoranca: Ndihmon ekonominë; Opozita: Vendim elektoral

"Në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do të ngrihet asnjë qepen për baste. Duke nisur nga data 31 dhjetori i këtij viti do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike" do të deklaronte Kryeministri me 9 tetor 2018.

Pavarësisht se Edi Rama dhe qeveria etij 2 vjet më parë u zotua me ligj që do t’i nxirrte kazinotë jashtë qendrave tëbanuara, me një vendim të Këshillit të Ministrave i rikthen në mes të Tiranës.

Ekzekutivi, me anë të një VKM të publikuarnë Fletoren Zyrtare, ka përcaktuar edhe zonat ku do të lejohet vendosja e lojëravetë fatit në kyeqytet.

Kushti për të marrë licencën e një kazinojelidhet me kapitalin prej të paktën 1.2 mld lekë.

Deputetët socilialistë e mbrojnëvendimin e qeverisë së tyre, pavarësisht se mendojnë që ligji i 2018 ishte imirë.

"Nukmund të mohojmë realitetin që ka nevojë edhe për të ndihmuar ekonominë dheturizmin, siç e kanë vendet e tjera dhe është e parashikuar në ligj, patjetër tëkemi kazino".

"Nukmund ta jap dot mendim se nuk kam qenë as në rolin e lojtarit dhe as të vuajtësittë këtyre gjërave."

Ndërsa deputetë të tjerë të mazhorancëspreferuan të ndryshojnë drejtimin e tyre përpara faktit se të mbrojnë një VKM qëkërkon të hedhë poshtë ligjin e miratuar po nga ata.

Opozita në parlament mendon se Rama po epërdor këtë vendim për përfitime elektorale.

"Edhekjo është një pjesë e lëshimeve të njëpanjëshme për të kënaqur grupe tëcaktuara interesi që ti shërbejnë votës së 25 prillit."

"Patjetërkundra."

Por edhe në këtë grup ka deputetë që nuke kanë një mendim të tyre për rikthimin e kazinove në qendër të Tiranës.

Lëvizja Socialiste për Integrim i kujtonRamës deklaratat e bujshme për mbylljen e kazinove në zonat urbane, ndërsa kritikonKryeministrin se po mashtron shqiptarët.

"Kykryeministër dhe kjo qeveri janë thjesht dhe vetëm kufoma politike që vinë vërdallërrugëve tona por që me erën e qelbur të tyre po u mbysin frymëmarrjen qytetarëvetë ndershëm."

Vendosjen e kazinove në qendër të Tiranës nga ana e qeverisë së Edi Ramës, Partia Demokratike, nëpërmjet Dorian Telitit, e ka cilësuar rikthim në skenën e krimit.

Lexo dhe: LSI: Rama shkeli premtimin se do rikthente burrat dhe djemtë në shtëpi