Manjani: Sistemi politik i kalbur, ambasadorët pinë ndonjë birrë nga Korça e thonë Shqipëria do të bëhet
I ftuar në RTV Ora, ish-ministrii Drejtësisë, Ylli Manjani është treguar i ashpër në lidhje me klasën politikenë vend.
Ai tha se sistemi politik në vendështë i kalbur dhe nuk prodhon më asgjë, vetëm krizën e radhës.
YlliManjani: Sistemi politik në vend është ikalbur dhe nuk prodhon më asgjë, vetëm krizën e radhës. As opozita nuk më jepshpresë, së paku mesa shoh tani. Partitë shqiptare duhet të kuptojnë se problemiështë kulti i individit ku kryetarët e partive janë bërë njerëzit më të rëndësishëmdhe të tjerët janë milingona. Ngrehina politike është kalbur dhe shqiptarët nukzgjedhin, vetëm thirren në votime si dele. Ky cikël politik para 30 vitesh ngamonizmi ka përfunduar sërish në monizëm. Këtu po zë kriza krizën. Partia më emadhe në vend është e neutralëve dhe të zhgënjyerve, që nuk duan të dëgjojnë mëpër politikë.
Më e keqjakëtu është shkatërrimi i shteti shqiptar. Një shtet që nuk ka gjykata nuk ështështet dhe kur kjo bëhet me duartrokitjen e ndërkombëtarëve është faqja e zezë.
Manjani hodhi edhe akuza ndajambasadorëve, ku tha se ka ambasadorë që pijnë birra në Korçë dhe thonë qëvendi do të bëhet.
YlliManjani: Mua nuk më intereson çfarë thotëambasada amerikane për vendin tim. Kam dëgjuar lloj-lloj ambasadorësh, që dalinandej nga Korça, pinë ndonjë birrë dhe thonë që Shqipëria do të bëhet. Këto janëmuhabete kot, se një shtet që nuk ka gjykatë, nuk është shtet. Në një vend, kurnjë qytet fiton një pronë dhe nuk e ka të sigurt që e ka të tijën, se vjendikush ia merr, i pari shteti, këtu çdo gjë ka marrë fund. Ku do të ankohet ai.Mund të bësh ndonjë gjyq në shkallën e parë, e fitove e humbe s;ka rëndësi, sepsepala tjetër shkon apel, por apeli është i ngrirë për disa vite dhe ja ku ikuprona. Jemi bërë si priftërinj dhe hoxhallarë, japim këshilla bamirëse, shihnise mos ju ruan zoti, se na vjen turp që t'u themi të shkojmë në gjykata, se nukkemi.
Intervistoi Beti Njuma, përgatitiA. Kurti