Manjani: Rama do të marrë mandatin e tretë, nëse shqiptarët ia japin, ta gëzojnë Enver Hoxhën e ri
I ftuar në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi vendimin e qeverisë për rihapjen e kazinove.
Manjani tha se nuk është përmbylljen e kazinove, por për kontrollin e tyre dhe shtoi se heqja e tyre ngaqytetet ishte propagandë.
YlliManjani: Ligji nuk e ndalon krijimin ekazinove. Ka dy nivele për kazinotë që janë pa tarifë, që janë të lidhur mehotelet dhe ato me tarifë. Unë nuk jam për mbylljen e bizneseve si kazinotë. Kyështë një biznes që i siguron shtetit të ardhura 100 milionë euro në vit dhe këtoi kanë munguar shtetit. Në fakt kjo ishte një propagandë e Rilindjes, se lojërate fatit vazhduan në mënyrë informale. Duhet të gjetur një mënyrë që ky biznes tëfunksionojë në mënyrë të kontrolluar.
Për Manjanin, ndryshimet nëqeveri janë makijazh, pasi nuk ka ministra, por zëdhënës të Ramës.
YlliManjani: Ndryshimet në qeveri janë makijazh. Ramaka vënë një bast me fytyrën dhe egon e tij që të marrë mandatin e tretë dhe këtënuk e ndihmon sjellja e asnjë ministri, se nuk kemi ministrat, por vetëm zëdhënëstë Ramës. Në vendin tonë loja është personale, Rama do të marrë mandatin e tretëdhe nëse shqiptarët do t'i japin mandatin e tretë, ta gëzojnë Enver Hoxhën e riderisa plastë ky vend. Ai e ka thënë vetë që nuk ka më të mirë se sa ai dhe nësenga opozita nuk ka më të mirë se ai, mos presim se ministrat do të jenë më tëmirë.
Intervistoi Beti Njuma, përgatitiA. Kurti