I mbyllën me bujë, tani do lejohen kazinotë në qendër të Tiranës
Vetëm dy vite më parë kryeministri Rama vendosi për mbylljen elojrave të fatit, këtë vit qeveria vendosi sërish që t'i lejojë ato.
Këtë të mërkurë (9 shtator) në fletoren zyrtare u botua VKM qëdo të lejojë hapjen e kazinove në qytetin e Tiranë, madje në zemër të saj.
Në 2018, Rama tha se lojrat e fatit do të vendosen vetëm nëperiferi të kryeqytetit dhe në resortet me 5 yje, por tani ato do të lejohen nëdisa prej rrugëve kryesore të Tiranës.
Gjithashtu në fletoren zyrtare u botuan dhe rrugët në tëcilat do të lejohen hapja e këtyre aktiviteteve si: Rruga e Barrikadave,Bulevardi "Zhan D'Ark", Rruga: “IbrahimRrugova”. Rrugët e tjera i keni të rradhitura nëvendimin më poshtë.
VENDIM
Nr.689,datë2.9.2020
PËR PËRCAKTIMIN E ZONËS KU DO TË LEJOHET VENDOSJA E LOJËS SË FATIT, E KATEGORISË“KAZINO”, NË QYTETIN E TIRANËS
Në mbështetje të nenit100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 34, të ligjit nr.155/2015,“Përlojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin eministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin e zonës kulejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”,nëqytetin e Tiranës, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që ndodhetbrenda kufizimeve të rrugëve, si më poshtë vijon:“Rruga: “Barrikadave”; Rruga:“Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi:“Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush””.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në FletorenZyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe

Në VKM përcaktohen dhe aktivitetet e tjera që do të lejohensi bingo tradicionale, bingo televizive, baste sportive dhe baste për gara nëpistë.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Lojëra fati” janë lojërat e përcaktuara në këtë ligj, ku pjesëmarrësit paguajnë një shumë të caktuar dhe u jepet mundësia e fitimit në para, sende apo të drejta të tjera, ku faktori fat ka ndikim të drejtpërdrejtë si në fitimin, ashtu edhe në humbjen e pjesëmarrësve në secilën lojë. Nuk vlerësohen lojëra fati: a) konkurset, që zhvillohen në bazë të njohurive të pjesëmarrësve, ku fituesi merr një çmim të caktuar, të vendosur për këtë qëllim; b) pagesat, që bëhen nga sigurimi i jetës ose llojet e tjera të sigurimit, nëpërmjet tërheqjes me short të biletave, të emetuara për këtë qëllim.
2. “Organizator” është personi juridik, i cili lejohet të ushtrojë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, në zbatim të dispozitave të këtij ligji.
3. “Mjetet e lojërave” janë mjetet elektrike, elektronike ose mekanike, që përdoren ose synohet të përdoren për të luajtur lojëra fati dhe funksionimi i të cilave ka një ndikim në rezultatin e lojës.
4. “Publicitet” është çdo formë njoftimi për promovimin e lojërave të fatit, qëllimi i dukshëm i së cilës është dhënia e informacionit publikut në medien e shkruar dhe audiovizive.
5. “Miratimi për dhënien e lejes për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit” (më poshtë Miratim) është akti administrativ, me anë të të cilit organizatori i lojërave të fatit ka të drejtë të ushtrojë veprimtarinë në këtë fushë: kazino elektronike, bingo tradicionale, bingo televizive, baste sportive dhe baste për gara në pistë.
6. “Licencë” është akti administrativ, i lëshuar nga autoriteti i parashikuar në ligj, me anë të të cilit organizatori i lojërave të fatit ka të drejtë të ushtrojë veprimtarinë e lojërave për kazino dhe lotari kombëtare.

